MAQEDONIA E VERIUT/ Shkëndija “shkel” Vardarin dhe merr kryesimin, zhgënjen Shkupi. Gostivari dhe Struga ndajnë pikët
Maqedonia e Veriut ka mbyllur javën e 8-të në kampionatin e futbollit. Një javë e suksesshme për Shkëndijën, që mposhti 4-0 Vardarin dhe mori kryesimin e kampionatit.
E diel për t’u harruar te Shkupi, i cili u mposht 2-1 nga Rabotniçki. Gostivari dhe Struga e mbyllën në barazim 2-2, me kampionët në fuqi që kanë harruar të fitojnë. Vlen për t’u përmendur fitorja e Besa 1976. 1-0 përballë Voska Sport, për 3 pikë të arta.
Me vetëm 1 pikë më shumë se Gostivari dhe Rabotniçki kryeson Shkëndija. Struga mban vendin e pestë, teksa djemtë e Qatip Osmanit ndodhen 5 pikë larg. Një fazë e parë mjaft e vështirë ndërkohë për Shkupin. Pas 8 javëve numërojnë vetëm 9 pikë.
REZULTATET
Shkëndija 4-0 Vardari
Rabotniçki 2-1 Shkupi
Tikves 0-0 Sileks
Besa 1976 1-0 Voska Sport
Brera Strumica 4-0 Pelister
Struga 2-2 Gostivar
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"