Mareska: Çelsi ekip perspektive, do të dominojë 5-10 vitet e ardhshme
Trajneri i Çelsit, Enco Mareska, thotë se klubi do të dominojë Premier Ligën në pesë deri në 10 vitet e ardhshme.
Tekniku 44-vjeçar ka ulur vazhdimisht shanset e ekipit të tij për titull këtë sezon, pavarësisht se Çelsi është i treti në tabelë dhe barazohet në pikë dhe diferencë golash me rivalët e Mikel Artetës, Arsenalin. Blutë kapërcyen kampionët e Sitit pas një fitore bindëse 3-0 në shtëpi ndaj Aston Vilës të dielën, por gjithsesi mbeten 9 pikë pas kryesuesve të Liverpulit.
Por italiani tha përpara transfertës së sotme në Sauthempton: “Ne nuk jemi në garën për titull. Nuk jemi, për mendimin tim. Ajo që u thashë pronarëve dhe drejtorëve sportivë herën e parë që i takova, për shkak të moshës dhe të cilësisë së skuadrës, për mua Çelsi, në pesë deri në 10 vitet e ardhshme do të jetë një nga skuadrat, ose skuadra që do të dominojë futbollin anglez”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"