Markinjos ia hedh fajin arbitrit për humbjen në Mynih/ Kapiteni i PSG-së e gjen alibinë te rumuni… Kovaks

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2024 | 22:34

Markinjos ia hedh fajin arbitrit për humbjen në Mynih/ Kapiteni i PSG-së e gjen alibinë te rumuni… Kovaks

Mes fajeve dhe supozimeve të përgjegjësisë apo “shpatave” të nxjerra për të mbrojtur gabimin e Safonovit ndaj Bajern Mynih në Champions, ka nga ata që në vend të kësaj kanë vendosur të marrin një trajektore tjetër.

2186409017.0

Në fakt është Markinjos, mbrojtësi brazilian dhe kapiteni aktual i skuadrës së Luis Enrikes, i cili foli me një ton disi polemik në mikrofonat e “Canal+” pas humbjes 1-0 të shkaktuar nga bavarezët, falë golit të Kim. “E pyeta arbitrin se çfarë po ndodhte sepse një lojtar po e bllokonte portierin tonë. Ne u mashtruam në Dortmund, sikurse të martën në Mynih”. Fjalët e ashpra vazhduan të pasonin, mjaft therëse në lidhje me drejtimin e ndeshjes kundër Istvan Kovaks :

“Nuk na pëlqen të flasim për arbitrimin, por ishte vërtet e vështirë kundër nesh, nuk e lehtësoi detyrën e tij. Të gjitha dyshimet ishin në favori të Bajernit shënoi, dikush, bllokoi portierin, ai nuk dha faull”, u përgjigj Markinjos. Duke vazhduar më tej braziliani tha: “Fizikisht ata ishin më të gatshëm sesa ne në duele. E dinim se do të bënin presion.

Në pjesën e parë ishte një ndeshje e ekuilibruar. Ne rrezikuam. Ndryshuam në të dytën. Me përjashtimin u bë e vështirë. Nëse shikojmë renditjen, sigurisht që jemi të shqetësuar, por kemi edhe tri ndeshje për të luajtur”, e mbylli Markinojs.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"