Markus Turam dëmton aduktorin e majtë, Inzagi: Nuk e di nëse do të jetë në finale…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2025 | 10:50

Markus Turam dëmton aduktorin e majtë, Inzagi: Nuk e di nëse do të jetë në finale…

Sulmuesi i Interit, Markus Turam u zëvendësua si masë paraprake në fund të 45 minutave të para kundër Atalantës në gjysmëfinalen e parë të Superkupës së Italisë në Riad të Arabisë Saudite.turamKjo për shkak të një tendosjeje të lehtë në aduktorin e majtë dhe trajneri Inzagi nuk dëshiroi ta rrezikonte atë.

“A do të shërohet Turam për finalen? Nuk mund të them gjë akoma. Ai më tha se ndjeu ngurtësimin e tij. Ai doli i pari për ta provuar këmbën, por e kishte të pamundur. Do të shohim nëse ai mund të jetë të hënën, do të shohim në ditët në vijim”, tha Inzagi për “Mediaset” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"