Marrëveshje me Todibonë, Juvja ia rrëmben Atalantës… O’Rilejn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2024 | 23:14

Marrëveshje me Todibonë, Juvja ia rrëmben Atalantës… O’Rilejn

Nga një zonë e fushës në tjetrën, puna e Kristiano XHuntolit për të revolucionarizuar Juventusin nuk ndalet kurrë. Pasi forcoi mesfushën me Duglas Luiz dhe Kefren Turam (Kopmeiners mbetet një front shumë i hapur), tani vëmendja e drejtuesit është përqendruar te mbrojtja: me Kalafiorin që po shkon drejt Anglisë, alternativa vjen nga Nisa dhe të çon te Zhan-Kler Todibo.

735-459-zhan-kler-todibo

24-vjeçari, me një përvojë fatkeqe në Barcelonë kur mbërriti në moshën të re, mezi pret të përqafojë përsëri Turamin edhe në Torino, por së pari duhen zgjidhur disa pengesa. Pasi mori miratimin e mbrojtësit, siç raportohet nga “La Stampa”, tani pengesa për Juven mbetet vlerësimi i lojtarit. Klubi francez kërkon 40 milionët e propozuara tashmë nga Junajtid, ndërsa Juve synon të ulë shifrën duke marrë parasysh dëshirën e Todibo për t’u larguar.

Dhe ndoshta duke futur disa karontë në marrëveshje si Nonge Boende, mesfushor belg i lindur në 2006 dhe Tarik Muharemoviç, mbrojtës boshnjak i lindur në 2003. Madje tentativa do të ishte ajo e një huazimi me detyrim blerje. Në çdo rast, alternativat Kivior (Arsenal) dhe Lengle (Barcelona) mbeten në këmbë.

NË MES – Në frontin e mesfushës, Kopmainers mbetet objektivi i parë dhe gjërat nuk kanë ndryshuar. Megjithatë, ka një interes për Met O’Rilejn e Sëlltikut.

Lajmi i raportuar nga “Tuttosport” është i rëndësishëm sepse mund të ketë një interpretim të dyfishtë: një lëvizje përçarëse drejt Atalantës, e cila prej kohësh është e interesuar për danezin, ose një sulm i vërtetë në rast se holandezi nuk lëviz nga Bergamo. I vlerësuar në 30 milionë nga klubi skocez, Atalanta ofroi gjysmën e saj dhe e sheh O’Rilejn si një zëvendësues të mundshëm për Kopmainersin, të cilin synojnë t’ia shesin Juventusit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"