Mateus vë bast pas fazës së parë: Bundesligën e fiton Bajerni
Pas një gjysmë të fortë të parë të sezonit, Bajern Mynih mbetet favorit i qartë për titullin kampion në “lupën” e Lotar Mateus. Por sipas tij, gara nga Leverkusen mund të shkaktojë edhe surpriza. Në rubrikën e tij aktuale te “Sky”, legjenda e Gjermanisë shkruan për formën mbresëlënëse të bavarezëve dhe sfidat që kampionët në fuqi Bajer Leverkusen dhe Borusia Dortmund kanë ende për të ofruar.
Por, për Mateus është e qartë, Herri Kejn me shokë janë pikë referimi këtë edicion. “Për mua, Bajerni është ende favorit në kampionat. Jo vetëm për shkak të avantazhit prej katër pikësh, por për të paraqitjes së tyre dominuese”, tha eksperti televiziv. Edhe pse Bajer Leverkusen ka fituar stabilitet në javët e fundit, Lotar i sheh bavarezët si ekipin dukshëm më të fortë.
“Performanca e Bajernit në 15 ndeshjet e para ishte shumë më e qëndrueshme se ajo e Leverkusenit”, theksoi 63-vjeçari, duke cekur se rekordmenët nën drejtimin e trajnerit Vinsent Kompani “dominuan çdo ndeshje, përveç humbjes në Mainc”. Një vështrim në konkurrencën e tyre të drejtpërdrejtë tregon se “Aspirinat” ka arritur stabilizim në javët e fundit dhe është rikthyer në distancë goditëse, por Mateus mbetet skeptik nëse ata mund të kërcënojnë vërtet gjigandët nga Mynih.
Ekipi i Ksabi Alonsos përfitoi nga gabimet e klubit më të titullar në Gjermani gjatë këtyre javëve. “Për mua, dueli për kampionatin është mes Bajernit dhe Leverkusenit, por unë vë bast për skuadrën e Kompanis”, tha legjenda gjermane. Ai thekson cilësinë e jashtëzakonshme të lojtarëve individualë, veçanërisht Xhamal Musiala.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"