Mbape i bindur: Mund të shënoj më shumë, këtë vit ngre trofeun e Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2024 | 13:09

Mbape i bindur: Mund të shënoj më shumë, këtë vit ngre trofeun e Champions

Kilië Mbape nuk zhgënjeu në daljen e tij të parë në Champions League me Realin e Madridit. Sulmuesi francez arriti që të zhbllokonte sfidën kundër Shtutgartit, e cila në fakt rezultoi më e vështirë nga sa mendohej.

sdsadsadasdsad

Francezi ka folur pas ndeshjes duke treguar emocionin e këtij goli dhe të kësaj fitoreje. Ai gjithashtu mendon se skuadra “Galaktike” do të luftojë për të fituar këtë kompeticion, pavarësisht se ka shumë të panjohura dhe është i ri. Sipas Mbapesë, skuadra e Realit e ka për detyrë që të luajë vetëm për fitore në të gjithë kompeticionet ku merr pjesë, për më tepër në Champions League.

NDESHJA- “Ishte një mbrëmje e madhe dhe speciale. Donim që ta nisnim Champions-in me një fitore, por nuk ishte shumë e lehtë. Champions-i është gjithmonë i tillë. Ne fituam ndeshjen e parë dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse kompeticioni ka ndryshuar dhe nuk e dimë se çfarë risish do të ketë dhe nuk bëjmë dot llogari. Tani të mendojmë për ndeshjen e ditës së shtunë në kampionat”.

NISJA- “Nuk e nisën në mënyrën më të mirë ndeshjen sepse kundërshtari luan shumë mirë. Kishim probleme për të nxjerrë topin. E nisëm mirë në pjesën e dytë dhe arritëm të shënonim shpejt. Por ndeshja u bë e ndërlikuar në duelet një kundër një. Të gjithë madrilenët luftuan për të fituar këtë ndeshje dhe ia dolëm”.

5 GOLA- “Mund të shënoj akoma më shumë, ndoshta nga një gol për ndeshje. Ndihem mirë dhe shumë i lumtur këtu. Reali ka qenë gjithmonë klubi i ëndrrave të mia dhe po prisja me padurim që të aktivizohesha me këtë fanellë. Duhet që të shohim përpara të gjithë dhe të përmirësohemi”.

ENDRIK- “E rëndësishme është që ta fitonim këtë ndeshje dhe fundi i aksionit. Shënoi gol dhe kjo është e mirë për të gjithë. Nuk është e lehtë që të fish në Europë, por ai po merr minuta dhe ka shënuar gol”.

CHAMPIONS- “Kur luan për një klub si Reali i Madridit ke dëshirë që të fitosh çdo titull. Me këtë stemë që mbajmë duhet që t’i fitojmë të gjitha ndeshjet dhe të luftojmë për të dominuar. Të shohim se çfarë do të ndodhë në këtë sezon. Unë kam besim, ashtu si të gjithë”.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"