Mbape në “modalitet” Champions: Te Reali, për këto mbrëmje të mëdha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 10:05

Mbape në “modalitet” Champions: Te Reali, për këto mbrëmje të mëdha

Kilië Mbape ka zhvilluar kundër Sociedadit ndoshta ndeshjen e tij më të mirë që nga transferimi në Madrid. Francezi ka qenë protagonist me shumë veprime të bukura, teksa ka shënuar dhe golin e dytë me penallti.Mbappe-Real-Madrid1726366774-0Ka qenë goli i tij që ka vulosur dhe fatin e takimit. Por për sulmuesin nuk ka për ta shijuar fitoren në San Sebastian. Mbape ka kaluar në “modalitetin” Champions për të shijuar natën e tij të parë europiane në “Santiago Bernabéu”.

Të martën Reali nis mbrojtjen e kurorës në Europë në Madrid përballë Shtutgartit në formatin e ri të Ligës së Kampioneve: “Kam ardhur në Madrid për të jetuar këto netë kampionësh, këto mbrëmje magjike. Objektivi im është i njëjtë me atë të klubit, të fitojmë këtë trofe”, deklaroi Mbape për “realmadrid TV”.

Ndërkaq, ai i është kthyer dhe suksesit në San Sebastian, që ishte i pari për Realin në këtë sezon jashtë fushe. pas dy barazime në Majorka dhe Las Palmas ka ardhur fitorja ndaj një rivali shumë të vështirë.

“Ishte një ndeshje e vështirë, por në fund fituam. Luajtëm kundër një ekipi të madh, por u kthyem në shtëpi me një fitore të madhe. Jemi duke u përmirësuar dita-ditës. Ndoshta kemi qenë disi me fat, sepse ata kanë goditur tri herë shtyllën, por jemi të lumtur për fitoren”, tha ai.

Madridi përmirësohet dhe ai gjithashtu përmirësohet. Francezi pranon se ndihet çdo ditë e më mirë.

“E kuptoj se për çfarë kanë nevojë skuadra, trajneri dhe shokët e mi dhe jam i sigurt që të martën mund të ndihmoj skuadrën time dhe të fillojmë të fitojmë edhe në Ligën e Kampionëve”, tha sulmuesi. Mbape ka folur dhe për rastin e çuditshëm të penalltive të Realit, ku ai dhe Vini po i ekzekutojnë me radhë!

“E rëndësishme është që katër penalltitë kanë përfunduar në rrjetë, jo kush i ekzekutoi. Ne i kemi shënuar të katërta dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha Kilië.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"