Mbipopullim te Flamurtari/ Agostineli ka 3 formacione gati, 7 sulmues për tri vende

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2024 | 11:57

Mbipopullim te Flamurtari/ Agostineli ka 3 formacione gati, 7 sulmues për tri vende

Si rrallë herë në sezonet e fundit te Flamurtari ka shumë prurje. Në Vlorë këtë vit kemi thuajse një ekip të ribërë nga e para. Me afrimin e nigerianit Krist Evo Ememe, shkon në 17 numri i futbollistëve që i janë bashkuar skuadrës këtë sezon.

ememe

Tani mbetet për tu parë se si është gjendja e tyre fizike për shkak se kanë ardhur vonë në ekip. Një prej tyre është edhe qendërmbrojtësi Huan Bolanos, që gradualisht po merr minuta. Lajme të mira për Albi Allën, i cili duket i rikuperuar dhe këtë e tregoi edhe në testin me gjirokastritët. Valentino Murataj mbetet mungesë e vetme, për shkak dëmtimi, por duke pasur mbipopullim mungesat nuk janë justifikim.

KONKURRENCA- Te Flamurtari nuk ka vetëm mbipopullim lojtarësh, por edhe konkurrencë. Në të gjitha repartet trajneri Agostineli ka luksin të zgjedhë, pasi ka shumë kualitet dhe eksperiencë. Si në mbrojtje, mesfushë dhe sulm ka shumë mundësi zgjedhjeje.

Madje, tani trajneri Agostineli ka gjithë hapësirën e duhur që të ndërtojë pa frikë fare tre formacione të ndryshme. Duket se konkurrenca mjaft e ashpër është në sulm. Të paktën 7 lojtarë cilësorë do të duhet që të luftojmë për tre vende në formacion, sipas skemës tradicionale 4-3-3 që aplikohet te Flamurtari. Në ofensivë ka shumë futbollistë të rëndësishëm si Shkurtaj, Hoxha, Oshafi, Kobian, Fernando, Selimi dhe deri te vlonjati Leshi. Edhe pse ky luks është pozitiv, e vendos jo pak në vështirësi trajnerin Andrea Agostineli.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"