Mbledhja e emergjencës me Florentino Perez, Mbape e mbajti premtimin: Askush nuk do të pendohet për blerjen time.
Kilian Mbape është kthyer të buzëqeshë dhe bashkë me të, edhe Real Madrid. Madrilenët kanë nisur përsëri një marshim të suksesshëm në të gjitha kompeticionet dhe shumëçka është meritë e faktit se francezi po gjen ritmin e tij para portës.
Bilanci deri tani është i kënaqshëm me 14 gola dhe 4 asiste, me një model loje të ndryshëm nga ai me të cilin ishte mësuar më përpara dhe me rol shpesh krejtësisht ndryshe nga e kaluara te PSG dhe Franca. Por Mbape po bën edhe një herë detyrën e tij më së miri dhe kjo ka lumturuar madrilenët.,
Në fakt, Mbape ia kishte premtuar këtë Florentino Perez, në një mbledhje emergjence pas ndeshjes së famshëm ndaj Atletik Bilbaos, ku ai humbi në mënyrë të tmerrshme një penallti. “Askush nuk do të pendohet për blerjen time”, ishte premtimi i francezit para presidenti, i cili asokohe i shprehu mbështetjen e plotë.
Dhe ky besim duket se ka ndihmuar Mbape të gjejë versionin e tij më të mirë dhe atë bashkëpunim që të gjithë prisnin me Vinicius dhe yjet e tjerë të sulmit. Kupa Interkontinentale, ishte vetëm hapi i parë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"