Mbledhje dhe stërvitje, Tirana është gati për Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2025 | 22:33

Mbledhje dhe stërvitje, Tirana është gati për Vllazninë

Tirana ka zhvilluar stërvitjen e radhës në kampionat. Skuadra bardheblu e nisi me një mbledhje rreth 15-minutëshe në fushë. Më pas Magani punoi me lojtarët që kishte në dispozicion. Një pjesë e titullarëve në sfidën me Kukësin e bënë pushim, ndërsa të tjerë punuan me gjithë ngarkesën.

TIRANA

FORMACIONI – Me dy mungesa në ekip dhe Zharmunin ende jo në formë, Tirana do të luajë me një 4-3-3. Dilemat janë në dy pozicione. Në krahun e djathtë të mbrojtjes, nëse do të luajë Gjumsi apo Haxhiu dhe në mesfushë me Jakun, Tolën apo Ismajlin. Deri të premten ka edhe tre stërvitje dhe Magani duhet të vendosë për titullarët.

MUNGESAT – Tirana ditën e premte do të luajë me Vllazninë ndeshjen e parë për 2025- ën. Bardheblutë do të kenë tri mungesa të rëndësishme në këtë takim. Së pari është Zharmuni. Sulmuesi është operuar në sy dhe po stërvitet individualisht, madje me syze speciale për të mos dëmtuar shikimin dhe gjasat janë që ta nisë nga stoli. Po kështu, jashtë për këtë ndeshje janë Kola dhe Soler. Dyshja ka nga katër kartonë të verdhë dhe janë të pezulluar për shkodranët.

Gjashtë ndeshje ka Tirana që nuk fiton në kampionat. Bardheblutë fitoren e fundit e kanë shënuar në 10 nëntor ndaj Bylisit dhe më pas kanë katër barazime radhazi dhe dy humbet e fundit ndaj Dinamos dhe Laçit. Bardheblutë tashmë mbajnë vendin e tetë në renditjen e përgjithshme.

Një pozicion ky që përkon me zonën “play out”. 18 pikë numëron skuadra e Gugash Maganit pas 19 javësh të luajtura. Katër trajnerë kanë drejtuar ekipin e Tiranës në 350 ditë kampionat. Bardheblutë vitin 2024 e nisën me Ahmatajn, më pas emëruan Fagun, duke pasuar me Shkëmbin dhe tani me Maganin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"