Mblidhet Junajtid, pronarët do të vendosin për fatin e Ten Hagut. Ja kandidati i preferuar
Sër Xhim Retklif ka mbledhur drejtuesit e Manaçester Junajtid, si dhe ish-lojtarin Geri Nevil në “Old Trafford” dhe “Carrington” për bisedime, me të ardhmen e Erik ten Hagut si menaxher dhe një stadium të ri 2 miliardë paundësh në axhendë.Trajneri holandez është nën presion të madh pas një fillimi të mjerë të sezonit, i cili i lë 13 herë kampionët e Premier Ligës në vendin e 14-të në klasifikim, me vetëm tetë pikë nga shtatë ndeshje, fillimi i tyre më i keq ndonjëherë në kompeticion. Dy barazime në javën e fundit, duke përfshirë atë 3-3 kundër Portos në Ligën e Evropës dhe një ndeshje pa gola kundër Aston Vilës të dielën, kanë i bashkohen një vargu humbjesh, duke vendosur në pozicione të lëkundura Ten Hagun.
Ndërkohë, planet për një stadium të ri në “Old Trafford” bënë një tjetër hap përpara muajin e kaluar, pasi u zbuluan fotot e para të një rizhvillimi të mundshëm. Me këtë kaos në ajër në Mançester, Sër Xhim është fotografuar duke shëtitur në shtëpinë e Mançesterit pasditen e së hënës, për takime të vështira me pronarin e pjesës kryesore të aksioneve, Xhoel Glejzër dhe shefa të tjerë. Bisedimet vijnë përpara takimit të planifikuar të bordit të martën në Londër. Klubi duhet të vendosë nëse do të mbështesë Ten Hagun ose do të përfitojë nga pushimi ndërkombëtar duke ndryshuar menaxherin. Mësohet se ata nuk janë në nxitim për të marrë këtë vendim dhe burimet thonë se nuk priten zhvillime të mëdha që do të sillnin vendime të menjëhershme.
Pronari i pakicës së aksioneve, Sër Xhim Retklif ndoqi barazimin pa gola të “Djajve” me Aston Vilën në “Villa Park”, së bashku me drejtorin Sër Dejv Breilsford, shefin ekzekutiv Omar Berrada, drejtorin sportiv Den Ashuorth dhe drejtorin teknik Xhejzën Uillkoks. Diskutimet mbi të ardhmen e Ten Hagut vazhduan të hënën dhe do të jetë sërish në axhendë kur bashkë-pronari Xhoel Glejzër, shefi operativ Kollet Roshe dhe shefi financiar Roxher Bell do t’i bashkohen atyre për takimin e komitetit ekzekutiv të martën. Junajtid është i kujdesshëm për nxitjen e spekulimeve mbi të ardhmen e Ten Hagut pasi Tomas Tuhel dhe Simone Inzagi u përfolën për ta zëvendësuar nëse ai shkarkohet pas dy vjet e gjysmë në detyrë në “Old Trafford”.
TUHEL – Pronari i “Ineos” dihet se është një admirues i Tuhelit dhe u takua me trajnerin gjerman në Monako gjatë verës, kur e ardhmja e Ten Hagut ishte në dyshim para finales së Kupës FA. Tuhel është ende në dispozicion, por është e paqartë nëse pengesat që e ndalën atë të zëvendësonte Ten Hagun atëherë mund të kapërcehen tani. Paratë thuhet se ishin një prej tyre. Kuptohet se nuk ka pasur asnjë kontakt të ri mes Mançester Junajtidit dhe përfaqësuesve të tij në këtë fazë.
Emërimi i mundshëm i Tuhelit në “Old Trafford” do ta shihte atë të rikthehej në Premier Ligë për të menaxhuar një klub tjetër të madh, për herë të parë që nga largimi nga Çelsi në vitin 2022. Në “Stamford Bridge” ai fitoi Ligën e Kampioneve në sezonin e tij të parë në klub. Gjermani fitoi gjithashtu Kupën e Botës për Kluve në stolin e Bluve të Londrës. Aventura e tij e fundit ishte në stolin e Bajernit, përpara se ai të largohej për t’u zëvendësuar nga Vinsent Kompani.
ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"