Mbrëmja gala, sot ndahet çmimi “Top i Artë 2024”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2025 | 10:26

Mbrëmja gala, sot ndahet çmimi “Top i Artë 2024”

FSHF-ja do të organizojë sot edicionin e tretë të mbrëmjes gala “Topi i Artë 2024”.

GALA-2024_WEB-2048x1152

Spektakli më i madh i futbollit shqiptar do të mbahet në Teatrin e Operës dhe Baletit, teksa do të jetë një mbrëmje feste, e gjitha për t’u shijuar nga të pranishmit në sallë e ndjekësit nga televizioni. Siç është bërë e ditur më herët, spektakli do t’u kushtohet arritjeve të futbollit shqiptar dhe suksesit të ekipit kombëtar në finalet e Europianit “Gjermani 2024”.

Do të jepen 9 çmime përgjatë kësaj mbrëmje, teksa nuk do të mungojnë as surprizat qe do ta bëjnë mbrëmjen të paharruar. Futbollistët e nominuar për çmimin: “Topi i Artë 2024” janë: Bekim Balaj, Arinaldo Rrapaj, Albano Aleksi dhe Ermir Rashica.

Ky çmim do të jepet edhe për kategorinë e vajzave, ndërkohë çmime do të shpërndahen edhe për trajnerin apo arbitrin e vitit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"