Mbrëmja magjike e Kalulut, në Milano janë penduar për francezin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2024 | 23:12

Mbrëmja magjike e Kalulut, në Milano janë penduar për francezin

Juventusi u largua triumfues dhe heroik nga Lajpcigu. Mori lajme të mira, por edhe negative. Në një anë ishin tri pikët e fituara me 10 lojtarë në fushën e lojës, ndërsa në anën tjetër llogaritë që duhen bërë me infermierinë. Dëmtimet e Gonzalezit dhe Bremerit kanë shtangur disi Tiato Motën. Mirëpo tifozët mund të buzëqeshin dhe të qëndrojnë të qetë pas prezantimit të Kalulut.

KALULU

Ish-mbrojtësi i Milanit ishte protagonist i një ndeshjeje monumentale duke bërë disa ndërhyrje shpërimtare përpara portës së Perinit. Pas ndeshjes ai është ndalur për të folur për “Prime Video” dhe iu përgjigj gazetarit me një batutë të hidhur. Ky i fundit e pyeti nëse është i lumtur që tregoi veten kush është dhe se të tjerët ndoshta e kanë harruar.

“Ndoshta ti më ke harruar. Unë kam qenë gjithmonë i sigurt për kualitetin tim. Futbolli është i përbërë nga uljengritje të shumta dhe duhet të punosh shumë për të qenë në maja. Kur beson dhe arrin gjërat që do është më bukur”, ka thënë ishmbrojtësi i Milanit.

Mirëpo, të mërkurën në mbrëmje nuk është e vetmja mbrëmje ku Kalulu shkëlqeu. Tifozët e Juventusit kanë nisur ta shohin me admirim, ndërsa ata të Milanit me keqardhje që nuk e kanë në skuadër. Në rrjetet sociale kanë shpërthyer “meme” të shumta dhe kritika për kuqezinjtë që e lanë të largohej Kalulun, madje e quajnë si një dhuratë të bërë ndaj Juventusit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"