Mbrëmje magjike, skuadra e Çinarit më një këmbë në grupet e Ligës së Konferencës  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2024 | 21:45

Mbrëmje magjike, skuadra e Çinarit më një këmbë në grupet e Ligës së Konferencës  

Mbrëmje magjike për skuadrën armene Noah, që ka hedhur një hap të sigurt drejt grupeve të Ligës së Konferencës.

Noah

Ekipi ku aktivizohet futbollisti shkodran Erald Çinari, mposhti me rezultatin e pastër 3-0 sllovakët e Ruzemberok, në duelin e parë, teksa tashmë i mbetet për detyrë të menaxhojë siç duhet epërsinë e 3 golave në ndeshjen e kthimit, për të siguruar grupet e Ligës së Konferencës. 

Cinari

Për sa i përket Çinarit, sulmuesi u aktivizua titullar, teksa qëndroi në fushë 46 minuta, pa mundur të lerë gjurmë. Gregorio në minutën e 4-t si dhe Manveljan dhe Mateus Aias në minutat 79 dhe 90+2 ishin autorët e golave për ekipin e Noah-s.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"