Postuar: Janar 27, 2024 | 13:39
“Mbretëresha” e Australian Open, një 25-vjeçare bjelloruse bën “ligjin” në finalen e Melburnit
Arina Sabalenka fiton për herë të dytë radhazi “Australian Open” për femra.
25-vjeçarja nga Bjellorusia dominoi finalen e Melburnit kundër kinezes Qinven Zheng, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 (6-3, 6-2), një sfidë që zgjati 1 orë e 12 minuta.
Ky është Slam-i i dytë në karrierë për Sabalenkën, pas titullit të fituar një vit më parë po në Australi, ndërsa 21-vjeçarja kineze humbet finalen e parë të madhe që luan në karrierë.
Nesër në orën 9:30 do të zhvillohet finalja e meshkujve, mes Janik Siner dhe Daniil Medvedev.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"