Mbrojtësi Disha: Lushnja ka “ngërç”, ndeshja me Erzenin për t’u harruar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2024 | 14:47

Mbrojtësi Disha: Lushnja ka “ngërç”, ndeshja me Erzenin për t’u harruar

Lushnjarët barazuan pa gola në shtëpi me Erzenin e vendit të fundit, duke humbur një mundësi të mirë për t’u ngjitur në vendet e sipërme të tabelës.

disha lushnja

Tashmë verdhejeshilët po shfrytëzojnë periudhën e ndërprerjes së kampionatit për të rikuperuar diçka në gabimet e evidentuara në 7 javët e para. Ekipit i mungon stabiliteti dhe vazhdueshmëria e rezultateve pozitive. Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, qendërmbrojtësi i Lushnjës Roland Disha tregon situatën në ekip. “Ndeshja që barazuam me Erzenin është një prej atyre që duhet harruar.

Mendoj se e nisëm mirë. Krijuam raste, por që nuk mundëm t’i kthenim në gola. Ekipi i këtij viti ka pësuar pak gola. Kemi një mbrojtje të fortë. Por mendoj, se ky mund të jetë edhe një “ngërç”, që ekipi nuk po lirohet ashtu siç duhet për të shënuar në çdo ndeshje. Uroj, që të kalojë kjo situatë sa më shpejt. Kjo javë pushimi do të na bëjë mirë për të punuar sa më shumë, kryesisht në aspektet që kemi nevojë”, deklaroi për gazetën mbrojtësi i lushnjarëve, Roland Disha.

ALBAN ALUSHI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"