Mbrojtësi Fetaj: Fitorja me lushnjarët, detyrim për tifozët e Burrelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2024 | 14:40

Mbrojtësi Fetaj: Fitorja me lushnjarët, detyrim për tifozët e Burrelit

Burreli-Lushnja, që do të luhet të shtunën , shikohet si kryendeshja e javës së 6-të në të Parën. Në lidhje më këtë takim mbrojtësi Patrik Fetaj i Burrelit, për “Panorama Sport” u shpreh: “Pavarësisht humbjes me Kastriotin, ne kemi zhvilluar një ndeshje të mirë.

burreli

Me një gjykim më korrekt, do të ishim kthyer me pikë në Burrel. Tani vëmendja është te ndeshja e së shtunës kundër Lushnjës. Barazimin në shtëpi kundër Valbonës e konsideroj baras me humbjen. Edhe pse kemi qenë superiorë në këtë ndeshje dhe kundër Korabit, nuk kemi shkuar më shumë sesa barazimi. Janë pikë që kërkohen në fund, ndaj duhet kujdes në shfrytëzimin e rasteve që na krijohen, aq më shumë në fushën tonë.

Pavarësisht se luajmë në shtëpi kundër Lushnjës, do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ecurinë e skuadrës. Lushnjarët kanë futbollistë cilësorë, të cilët të nxjerrin punë në çdo fushë. Mundësitë për të marrë trepikëshin në fushën tonë janë të mëdha. Jemi të motivuar për të dhënë maksimumin dhe marrja e tri pikëve kundër Lushnjës është jo vetëm objektiv për renditjen, por edhe detyrim për tifozët tanë, që na ndjekin kudo”.

NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"