Mbrojtësi i Bajernit: Kompani po na ndihmon deri në detaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2024 | 19:46

Mbrojtësi i Bajernit: Kompani po na ndihmon deri në detaj

Në fitoren 4-0 të Bajernit në ndeshjen me Shtutgartin, Daiot Upamekano ishte në fushë si zakonisht që nga fillimi.

te

Mbrojtësi 25-vjeçar u evidentua në prononcimin për mediat shumë i kënaqur me punën e trajnerit të ri Vinsent Kompani:

“Jam shumë i lumtur me Kompani. Ai ka luajtur në pozicionin tim, bën shumë analiza video me ne mbrojtësit, na ndihmon shumë. Deri më tani, “Upa” ka luajtur gjithmonë me Minjae Kim në qendër të mbrojtjes. Ndryshe nga Erik Daier, i cili ka qenë në fushë vetëm për dhjetë minuta këtë sezon, Kim dhe Upamekano kanë qenë në gjendje të identifikohen mirë me presionin e lartë dhe futbollin intensiv të posedimit. Mbrojtësit francez vazhdoi: “Kam besim këtë sezon dhe do të jap gjithçka për të Kompaninë”.

Përpara ndeshjes kundër Shtutgartit, ishte e paqartë për një kohë të gjatë nëse futbollisti me karakteristika defensive do të rikthehej në kohë, pasi ai kishte pësuar një çarje të lehtë të fibrave muskulore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"