Mbrojtësi i Leverkusenit “hap zjarr”: Shkojmë në Mynih për fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2024 | 14:15

Mbrojtësi i Leverkusenit “hap zjarr”: Shkojmë në Mynih për fitore

Përballje “titanësh” parashikohet këtë të shtunë mes Bajernit dhe Leverkusenit, që do të zhvillohet në “Allianz Arena”.dgghNdërsa rekordmenët gjermanë synojnë fitoren e tyre të radhës kundër “Aspirinave”, skuadra e Ksabi Alonso gjithashtu do të bëjë gjithçka që është e mundur për të marrë diçka të vlefshme nga Mynihu. Në këtë përpjekje duhet të ndihmojë edhe qendërmbrojtësi Xhonatan Tah, i cili tani i ka bërë njerëzit të ulen dhe të marrin parasysh një deklaratë të vërtetë “lufte:

MBROJTËSI – “Ne jemi absolutisht gati, 100 për qind. Ne e presim me padurim, e dimë që do të jetë një lojë e vështirë dhe do të japin gjithçka”, thotë me besim 28-vjeçari gjerman.

Në të njëjtën kohë, qendërmbrojtësi nuk ka dashur të neglizhojë pikat e tij të forta: “Sigurisht që ne shkojmë atje me vetëbesim të plotë. Ne e dimë se çfarë mund të bëjmë. Ne e dimë se çfarë jemi të aftë. Duam të japim 100 për qind dhe sigurisht të kthehemi në shtëpi me fitore”, tha Tah jashtëzakonisht ambicioz për “ARD”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"