Mbrojtësi i Partizanit u dëmtua në gju, vlonjati rrezikon mungesë të gjatë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2024 | 10:45

Mbrojtësi i Partizanit u dëmtua në gju, vlonjati rrezikon mungesë të gjatë…

Kur u duk se problemet me dëmtimet kishin mbaruar dhe situata ishte qetësuar, pas derbit dalin shqetësime të reja.buxhelajPaulo Buxhelaj la fushën e lojës në pjesën e parë, pas një përplasjeje me një prej kundërshtarët. Vlonjati pushoi të dielën dhe dje i është nënshtruar një rezonance magnetike, përgjigjet e së cilës dalin sot. Nga ajo që mësohet paraprakisht, lojtari ka një shqetësim në pjesën anësore të gjurit të majtë. Në rastin më të keq mbrojtësi i majtë do të kishte një këputje në ligament ose menisk, por ajo që shihet në kushtet paraprake, nuk ngjan si një dëmtim që do ta mbajë larg fushave për gjithë sezonin. Dëmtimet në gju janë shumë specifike dhe nuk vlerësohet saktë koha e rikuperimit, por në rastin më të mirë Buxhelaj pritet të kthehet pas pauzës së kombëtareve. Më dëmtimin e lojtarit të Shpresave, në krahun e majtë pritet të marrë peshë maksimale Zguro, konkurrent i vlonjatit për një vend titullari. Kjo dyshe janë të vetmit lojtarë natyralë në këtë rol.

TË TJERËT – Probleme fizike në ndeshjen me Tiranën shfaqën edhe Adnard Mehmeti dhe Andi Hadroj. Për mesfushorin, trajneri Veselinoviç u shpreh se rrezikuan duke e mbajtur në fushë, por fakti që ai ishte në gjendje të luante, tregon se nuk ka diçka serioze dhe pritet të jetë në gjendje të luajë në betejën e radhës kundër Egnatias, shumë e rëndësishme pas tri barazimeve, por edhe për forcën e kundërshtarit. E njëjta gjë vlen edhe për Hadrojn, i cili pati një problem gjatë ndeshjes, por nuk duket serioz sa për ta mbajtur jashtë fushës kundër rrogozhinasve. Stafit i lind detyra që t’i rikuperojë 100% deri në betejën e së premtes kundër Egnatias.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"