Mbrojtësi Paplekaj: Korabi kthehet te rezultatet pozitive, ngjitja nis nga Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2024 | 14:10

Mbrojtësi Paplekaj: Korabi kthehet te rezultatet pozitive, ngjitja nis nga Kukësi

Korabi nuk ka arritur të grumbullojë pikët e mjaftueshme deri tani në kampionat. Humbja e javës së kaluar në Peshkopi kundër Vorës ka bërë që drejtuesit e klubit të analizojnë situatën, ku Korabi ka 4 pikë në pesë javë.

paplekaj korabi

Këtë fundjavë, dibranët do të udhëtojnë drejt Kukësit, që në javën e shkuar fitoi ndaj fqinjit tjetër verior, Valbonës së Tropojës. Nisur nga kjo, transferta e nesërme duket e vështirë, por Korabi di të menaxhojë situatat, pasi ka në përbërje jo pak lojtarë me kualitet. Njëri ndër ta është Xhevahir Paplekaj, mbrojtësi shtatlartë me një eksperiencë të mjaftueshme në disa ekipe të Kategorisë së Parë.

Për “Panorama Sport”, Paplekaj u shpreh: “Transfertën e Kukësit po e përgatisim për të marrë maksimumin. Ekipi po vjen në rritje dhe grupi po konsolidohet. Rezultatet do të vijnë, pse jo që këtë javë ndaj Kukësit. Do të tentojmë maksimumin, sepse nuk e meritojmë këtë vend në renditje. Në aspektin personal, do të përpiqem të jap 100% si në çdo ndeshje, në ndihmë dhe për të mirën e ekipit”.

SHKËLQIM HASANI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"