Mbrojtësi Shkalla: Burreli humbi betejën me Besën, por jo luftën sezonale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2024 | 16:00

Mbrojtësi Shkalla: Burreli humbi betejën me Besën, por jo luftën sezonale

Me humbjen e pësuar ndaj Besës, Burreli ka regjistruar humbjen e parë sezonale në shtëpi. Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”, mbrojtësi Silvestër Shkalla nuk e bën dramë këtë disfatë. Sipas tij, kampionati është i gjatë dhe janë mundësitë për të riparuar humbjen.shkalla burreliHumbja ndaj Besës është e para që pësoni para sportdashësve matjan. Sipas jush, a i shkon përshtat rezultati lojës që zhvilluat?

Humbjen ndaj Besës nuk e konsideroj tragjedi. Nëse analizojmë në tërësi, skuadra zhvilloi një ndeshje të mirë. Më shumë se për meritë të Besës, humbja erdhi prej gabimeve tona dhe shpërdorimit të rasteve që krijuam. Nëse do të realizonim, sfida do të kishte tjetër melodi. Humbëm një betejë, por luftën. Ekipi u ndëshkua nga dy goditje standarde. Të jemi të përqendruar dhe eksperienca ka treguar se nganjëherë ndeshjet zgjidhen prej episodeve. Loja duhet të përmirësohet në drejtim të shfrytëzimit të rasteve, pasi ekipi shpërdoron pafundësisht. Duhet të jemi më efikas para portës.

Jeni në vendin e katërt, cilin takim veçoni në këto shtatë javë?

Deri tani kemi bërë një kampionat të mirë, si në transfertë dhe në Burrel. Si çdo ekip, edhe ne kemi plus minuset tona. E rëndësishme është që skuadra prodhon lojë dhe premton për një ecuri pozitive në vazhdim. Ndeshjen me Flamurtarin e konsideroj si më të mirë. U fitua në transfertë dhe në një fushë të vështirë, si ajo e Vlorës. Nisja mbarë është një ogur i mirë për çdo skuadër. Përveç kësaj sfide, mund të veçoj atë ndaj Korabit. Për lojën dhe rastet e krijuara, ndeshja duhej fituar. Ndërsa rezultati më zhgënjyes ka qenë ajo me Valbonën, një rezultat që kurrë se kishim menduar, ku barazuam në shtëpi.

Në javën e tetë luani në Fier ndaj Apolonisë, e mendoni të kalueshme?

Nëse do të kemi të njëjtën paraqitje si në shtatë javët e para, çdo gjë është e arritshme. Ndërprerja e kampionatit na jep qetësinë e duhur, si dhe na ndihmon për të riparuar ndonjë të metë. Jam optimist se në Fier, skuadra do të tregojë anët pozitive të saja.

NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"