Mbyllet në paqe derbi i Gjilanit, Prishtina i bën “presion” Malishevës për kreun e tabelës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2024 | 17:44

Mbyllet në paqe derbi i Gjilanit, Prishtina i bën “presion” Malishevës për kreun e tabelës

Ditën e sotme janë luajtur 2 takime të vlefshme për javën e tetë të Superligës së Kosovës. Prishtina fitoi 2 me 0 përballë Feronikelit, në anën tjetër Drita barazoi 1-1 përballë Gjilanit.

Prishtina

Pika e marrë pengon Dritën që të vendoset në krye të tabelës, ndërsa ka luajtur 1 ndeshje më pak se kundërshtarët. Në anën tjetër Prishtina i bën presion Malishevës kryesuese duke u vendosur 1 pikë prapa saj.

Ndeshjet e luajtura sot:

Prishtina 2-0 Feronikeli

Drita 1-1 Gjilani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"