Me “arna” nga e majta, por Partizani e ka gati planin kundër Bylisit
Partizani ka mbyllur dje përgatitjet për ndeshjen e sotme kundër Bylisit në orën 19:00 në stadiumin “Arena e Demave”.Para kësaj ndeshjeje të sigurta janë mungesat e Buxhelajt dhe Zguros për arsye dëmtimi dhe pezullimi, teksa të gjithë të tjerët janë të gatshëm dhe në dispozicion të trajnerit Veselinoviç. Ky i fundit ka pasur plot tetë ditë kohë për të rikuperuar ekipin dhe për të hartuar planin tekniko-taktik të skuadrës.
Sa i përket formacionit, serbi nuk pritet të bëjë shumë ndryshime, nisur nga ndeshjet e shkuara dhe mënyra sesi ai zgjedh të inkuadrojë lojtarët. Bytyçi pritet të luajë sërish nga e majta, teksa në sulm ka një dyshim mes Mba dhe Bintsukës, me nigerianin në avantazh.
Në kampin tjetër, trajneri Dede i ka të gjithë gati për betejën e sotme.PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"