“Më copëtove shpirtin”, zi në familjen e boksierit Robin Krasniqi: Ishe mbështetësi i jetës time, shpresoj të kem bërë krenar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2024 | 22:23

“Më copëtove shpirtin”, zi në familjen e boksierit Robin Krasniqi: Ishe mbështetësi i jetës time, shpresoj të kem bërë krenar

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi, ka dhënë një lajm të hidhur për ndjekësit në rrjete sociale, ku ka njoftuar që babai i tij është ndarë nga jeta.

B

Në një njoftim në Instagram, Robin Krasniqi ka shkruar se i ati ka ndërruar jetë, ndërsa shton se ishte krenar për të si një nga mbështetësit më të mëdhenj në jetë dhe karrierë.

“Më copëtove në shpirt o babë! U ndave nga jeta shumë herët dhe na le me mall për ty, përgjithmonë!”, ka shkuar ai.

Në shkrimin prekës boksieri nuk ka treguar për arsyet e vdekjes, por thotë se do ta ketë gjithmonë në zemër dhe shpreson ta ketë bërë të atin krenar.

Postimi i plotë i Krasniqit

“Më copëtove në shpirt o babë! U ndave nga jeta shumë herët dhe na le me mall për ty, përgjithmonë! Ti ishe mbështetësi dhe këshilltari i jetës time më i madhi dhe më i veçanti, ishe pas meje në çdo hap të jetës time! Shpresoj se të kam bërë krenar. Çdo gjë që e kam shpalos nga jeta ime, buronte nga mirësia e burrëria e jote babë!

Unë jam shumë krenar dhe falendërues se jam biri yt dhe e falenderoj Zotin për çdo moment se të kisha ty pranë. Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi të gjithë. U bëfsh banor i Xhenetit babë. Në zemrën time do të të mbajë gjithmonë”.
PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"