Me dy mungesa në Shkodër, Teuta argëtohet në stërvitje
Teuta do të luajë në transfertë përballë Vllaznisë në ndeshjen e vlefshme për javën e 14 të Kategorisë Superiore. Ndeshje mjaft interesante mes dy ekipeve, ku objektivat i kanë të njëjta.
Teuta do të shkojë për tri pikë, duke pasur parasysh që nuk fiton prej dy ndeshjesh radhazi në Superiore. Teuta për këtë takim që është tejet i rëndësishëm do të jetë e plotë. Të vetmet probleme të trajnerit Martini janë Vila dhe Simeu, që janë të dëmtuar dhe pritet të mos luajnë as në këtë ndeshje të radhës. E gjithë pjesa tjetër e skuadrës janë të gatshëm për të startuar nga minuta e parë.
Trajneri i Teutës në takimin që ka pasur me lojtarët më seancës e djeshme stërvitore, ka biseduar me ekipin për të vlerësuar në maksimum këtë ndeshje ndaj kuqebluve, që janë kandidatë për titullin kampion në këtë sezon. Ai ka shtuar se në këtë ndeshje lojtarët kanë shansin të tregojnë vlerat e tyre përballë një rivali mjaft të vështirë. Teuta po përpiqet të qëndrojë sa më pranë katërshes dhe për ta bërë këtë duhet të ndalë edhe skuadrat mbi të në renditje.
Sa i përket seancës së djeshme, gjithçka nisi me një nxehje jo intensive, për tu ushtruar më pas me ushtrime për muskujt dhe veprime atletike. Stërvitja vijoi me kuadrat me vetëm dy takime, teksa dy lojtarë qëndronin në mes. Ky moment i stërvitjes shkaktoi edhe ilaritet e grintë mes lojtarëve. Një pjesë e djemve kishin edhe “pakënaqësi” në vendimet e stafit. Nuk u vonua shumë dhe Martini i vendosi lojtarët të zhvillonin një ndeshje kontrolli në gjysmëfushë. Në këtë moment ai u përqendrua më së shumti në aspektin taktik, si përgatitje për Teutën.
ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"