Postuar: Shtator 23, 2024 | 17:22
Më i miri kundër Egnatias, Elbasani humb kapitenin për ndeshjen e radhës me Bylisin
Bruno Lulaj nuk do të jetë i gatshëm për Elbasanin në ndeshjen kundër Bylisit. Kapiteni i “verdhebluve” ka plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë, prandaj do të mungojë.
Lulaj u cilësua dhe më i miri i ndeshjes kundër Egnatias. Kujtojmë se sfida me kampionët përfundoi në barazim pa gola(0-0) në “Elbasan Arena”.
29-vjeçari u ndëshkua teksa luhej minuta e 51-të e sfidës, teksa kartoni i tij ishte dhe i vetmi për skuadrën e Elbasanit. Sfida e radhës është delikate për shkak dhe të rivalitet që u krijua sezonin e kaluar në Kategorinë e Parë. Ndeshja luhet pikërisht në transfertën e Ballshit dhe do marrë jetë më 29 shtator ora 16:00.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"