Më i ndëshkuari/ I largon lojtarët nga fusha, por Inzagi “zverdhet” shpesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2025 | 16:28

Më i ndëshkuari/ I largon lojtarët nga fusha, por Inzagi “zverdhet” shpesh

Shpesh herë lojtarët që ndëshkohen me të verdhë ai i zëvendëson, por kush e di sa herë do ta kishte zëvendësuar veten Simone Inzaghi gjatë karrierës së tij si trajner.

INZAGIII

Shifra e këtij viti thotë 6 në Serinë A dhe 2 në Ligën e Kampioneve. Trajneri zikaltër tashmë i ka mësuar të gjithë me këtë filozofi të tijën. Ai ua përsërit këtë shpesh lojtarëve të tij: “Nuk dua të shoh kartonë, kini kujdes”. Dhe kur kjo të ndodh, ai i nxjerr jashtë, zëvendësim i menjëhershëm ose pothuajse i menjëhershëm.

Një filozofi mjaft bazë që funksionon vërtet mirë, aq sa Interi është skuadra e dytë me më pak kartonë të verdhë në këtë kampionat. Vetëm Napoli ka parë më pak kartonë, 27, ndërsa zikaltrit kanë 29. E megjithatë, ai që nuk ka vend në këtë filozofi është… Inzagi. Sepse në gjysmë sezoni, këtë vit trajneri i Interit e ka parë tashmë kartonin e verdhë që i është valëvitur në 8 raste, 6 në Serinë A dhe 2 në Ligën e Kampioneve. Më shumë se kushdo tjetër.

RENDITJA- Në Serinë A, hendeku midis Inzagit dhe trajnerëve të tjerë në renditjen e kartonëve të verdhë është mjaft i madh. Trajneri i Interit, në Leçe ku sapo u kthye nga një pezullim për një seri kartonësh të verdhë, mori të 6-tin dhe është padyshim i pari.

sdffdsfsdfsdfsdsfdsfd

Në vendin e dytë janë katër trajnerë me katër kartonë të verdhë, Fonseka, Zaneti, Fabregas dhe Konte. Pasojnë Paladino dhe Xhilardino me 3, ndërsa D’Aversa, Baroni, De Rosi dhe Mota vijojnë me 2.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"