“Me katër qendërmbrojtës nuk ka shanse të na shënojë kush gol”, titullari i Partizanit pas barazimit: Kemi probleme me sulmin, besoj se do marrim titullin kampion
David Domgjoni ka qenë një nga afrimet surprizë në merkato nga Partizani, por është kthyer pak nga pak në një titullar të paprekshëm për të kuqtë. Futbollist po kthehet edhe në një lider në një moment kur skuadra ka nevojë për eksperiencën e tij dhe ndonëse të kuqtë kanë lënë pikë në ndeshjet e fundit, ai ka shprehur bindjen se në fund të sezonit, do të jenë ata fituesit e titullit kampion.
“Në pjesën e parë na futi në vështirësi Laçi, ndërsa në pjesën e dytë e menaxhuam lojën pak më mirë. Ishte një ndeshje shumë e luftuar që realisht rezultati 0-0 tregon që skuadrat kanë bërë mirë në aspektin difensiv. Ishte një ndeshje mjaft e luftuar, por tani të shohim, e dimë si është fusha a Laçit, ishte edhe terreni pak i rënduar të them të drejtën. Morëm një pikë, të shohim para për ndeshjen e radhës.
E kam thënë që lojtarët që kanë ikur kanë qenë të rëndësishëm për ekipin, ata që kanë ardhur kanë kualitet, përderisa janë pjesë e Partizanit duhet të kenë kualitet. Edhe drejtuesit besoj se e kanë parë, edhe ne po e shohim në stërvitje. Por si çdo lojtar i ri që shkon në një ekip, do kohën e vet për t’u ambientuar dhe për t’u futur në sistemin e ekipit, besoj që lojtarë që kanë ardhur si dhe ekipi në përgjithësi, dita-ditës do të jemi më të mirë, më të kompletuar e kompakt ndeshje pas ndeshje.
Dua të them se Laçi është ekip që pikët që ka, nuk tregojnë kualitetin që ka realisht në fushë, prodhon gjithmonë futboll. Besoj se këto rezultate, barazimi nuk është rezultat negativ, do i marrim ndeshje pas ndeshje, ka shumë deri në fund. Nuk i ikim objektivit që kemi, ne si skuadër besoj se do të marrim titullin kampion. Normalisht që duhet ndeshje pas ndeshje. Nuk ishte një ndeshje shumë e mirë nga ana jonë sot, por duke parë lojtarët e rinj që kanë ardhur, kemi nevojë për pak kohë për të qenë në nivelin e duhur.
Duke parë shitjet e fundit që po bëhen, duke parë se shumë lojtarë janë në treg, po kërkohen nga ekipet e huaja, mendoj se niveli është mjaft i mirë. Ashtu si e kam lënë edhe e kam gjetur kampionatin shqiptar, niveli po rritet disa ditës.
Kemi sjellë lojtarë të rinj. Kur luajmë katër qendërmbrojtës në katërshen e fundit, normalisht krahët nuk janë tipik për atë pozicion, pro besoj se janë përshtatur mjaft mirë, për sa kohë i vendos trajneri. Por nga çfarë shoh unë si futbollist, normalisht kem pak probleme me manovrën për të dalë në sulm, por sa i përket mbrojtjes, besoj se me katër qendërmbrojtës nuk ka shanse të pësojmë gol”, tha Domgjoni për RTSH pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"