“Me Konten kam raporte fantastike”, Mota: Nuk firmos për titullin, Napolit i imponojmë lojën tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2024 | 9:35

“Me Konten kam raporte fantastike”, Mota: Nuk firmos për titullin, Napolit i imponojmë lojën tonë

Pas tri pikëve të siguruara në Ligën e Kampioneve kundër PSV-së, Juventusi thirret sërish në detyrë, këtë herë në një supersfidë përballë Napolit.motaNdeshja do të startojë në orën 18:00 dhe në prag të kësaj sfide ka dhënë konferencën për shtyp edhe trajneri Tiago Mota. Ky i fundit ka treguar pritshmëritë që ka për këtë ndeshje, ku duhet të tregojë se Juvja e tij duhet të grumbullojë pikë me rivalët direkt. I dënuar për fitore, trajneri italian kërkon nga skuadra që pas Champions-it, të reagojë edhe në kampionat ku për momentin vjen nga dy barazime radhazi. “Është një ndeshje e madhe me lojtarë të rëndësishëm në fushë. Duhet të fitojmë duelet në fushë dhe të shohim çfarë do të ndodhë.”

PRESIONI-“Unë nuk e di kush ka më shumë presion tani. Ne po mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Pak kohë më parë ata kanë fituar dhe kanë treguar se mund të luajnë futboll të bukur edhe në nivel botëror. Ne nga ana jonë duhet të kemi vullnet vetëm për t’u përmirësuar”.

NAPOLI- “Nuk duhet t’u lëmë shumë hapësira mes linjave. Kvara dhe lojtarët e tjerë luajnë shumë mirë në zona të tilla dhe mund të na krijojnë probleme të mëdha. Në do të kërkojmë që të diktojmë stilin tonë të lojës, diçka që duam ta bëjmë sa herë që zbresim në fushë”.

KONTE– “Ka qenë kënaqësi të punoja me të. Së bashku zhvilluam një Europian të mirë, por nuk arritëm dot të realizonim objektivin. Megjithatë, raportet i kemi pasur gjithmonë fantastike”.

GATI- “Federikon do ta kemi në dispozicion. Nuk do të kemi në skuadër Konseisaon dhe Milikun, gjithë pjesa tjetër do të jetë e grumbulluar. Gati është stërvitur mirë, prandaj edhe e kam grumbulluar”.

VLAHOVIÇ- “Dushani mund të përmirësohet, ashtu si unë dhe pjesa tjetër e ekipit. Ai është mirë dhe ne flasim pothuajse përditë. Është një djalë i qeshur dhe pozitiv. Ndeshjen e fundit ka bërë një punë të madhe dhe unë jam shumë i lumtur me të. Duhet të vazhdojë kështu”. Titulli- “A do të firmosja tani për trofeun? Nuk jam një njeri që preferoj të hedh firma. Unë mendoj vetëm për të tashmen, për stërvitjen e kryer dhe se çfarë të përmirësoj te skuadra. Unë e kaloj shumicën e ditës në qendrën stërvitore për të studiuar diçka më shumë për ndeshjen me Napolin dhe pjesën e mbetur rri me familjen.”

MESFUSHA- “Të gjithë po stërviten mirë dhe si gjithmonë unë zgjedh atë që ka punuar më mirë edhe pse kemi nevojë për të gjithë sepse kanë karakteristika të ndryshme. Kopmeiners dhe Luiz? Ata mund të luajnë edhe bashkë, gjithçka është e mundur.” Ndërsa në fund Tiago Mota hesht njëherë e përgjithmonë zërat se më parë ka qenë pranë Napolit. “Nuk më është dhënë kurrë mundësia për të trajnuar Napolin”, u shpreh ndër të tjera numri një i stolit bardhezi.

OREST FLOKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"