Me laps në dorë/ Titulli kampion, Tirana i bën llogaritë me 17 pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2023 | 20:42

Me laps në dorë/ Titulli kampion, Tirana i bën llogaritë me 17 pikë

Tirana mendon për titullin, por duhet të bëjë llog aritë me pikët. Për t’u shpallur kampionë të Shqipërisë, bardheblutë duhet të punojnë shumë.

Tirana

Gjithsesi, në sezonet e fundit, Tirana në dhjetë javët e mbetura të kampionatit ka grumbulluar nga 9 deri në 17 pikë. Një shumë pikësh kjo që garanton bardheblutë që të jenë në krye të renditjes. Llogaritë tregojnë se Tirana duhet të marrë të paktën 17 pikë që të shpallet kampione e Shqipërisë.

Gjithsesi, në katër sezonet e fundit Tirana ka marrë 17 pikë tri herë dhe vetëm vjet 14 pikë në dhjetë javët e mbetura të kampionatit, duke treguar se është stabël me pikët. Nga ana tjetër, duhet të kuptojmë se në lojë janë 30 pikë. Bardheblutë duhet të marrin sa më shumë pikë që të shpallen kampionë të Shqipërisë.

VITET E TITULLIT – Në sezonin 2021-2022, Tirana në 10 javët e fundit ka marrë 14 pikë. Nëse Tirana garanton këto pikë këtë kampionat do të shkonte në kuotën 58.

Në sezonin 2019-2020, bardheblutë kanë futur në xhep 17 pikë, duke qenë në krye të kampionatit pa problem. Për t’u shënuar se Tirana sezonin e shkuar e mbylli kampionatin me 10 pikë nga vendi i dytë i klasifikimit, që ishte Laçi.

PIKË MË PAK – Tirana është vite larg me sezonin e shkuar. Në çdo drejtim bardheblutë kanë shifra më të ulëta se kampionati i kaluar. Kampionët dhe çdo ekip tjetër që merr pjesë këtë sezon janë shumë larg me skuadrat e sezonit të shkuar.

Tirana drejtonte kampionatin sezonin e kaluar në javën e 26- të të Superiores. Bardheblutë vjet në javën e 26-të kishin 59 pikë. Këtë sezon Tirana ka 44 pikë së bashku me Partizanin që mbajnë vendin e parë. Bardheblutë vjet në këtë sezon kishin 15 pikë më shumë. Një goditje e madhe. Edhe vendi i dytë i sezonit të shkuar, Laçi, ka pasur 46 pikë ose dy pikë më shumë se vendi i parë i këtij sezoni.

Kukësi i vendit të tretë në kampionatin e shkuar ka pasur 43 pikë, ndërsa vendi i tretë i këtij sezoni ka 38 pikë. Po kështu, dy kampionatet kanë shumë disnivele.

renditja

Kjo sepse skuadrat e kampionatit të shkuar janë vite dritë larg. Për krahasim, Tirana vjet kishte 48 gola të shënuar dhe 17 të pësuar. Tirana e këtij sezoni ka 38 gola të shënuar dhe 23 të pësuar.

OLSI AVDIAJ  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"