Më në fund arrihet akordi, Lajpcigu i merr PSG-së yllin e kombëtares holandeze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2025 | 20:59

Më në fund arrihet akordi, Lajpcigu i merr PSG-së yllin e kombëtares holandeze

Klubi i Lajpcigut duket se ka vendosur më në fund të bëjë investimin për të blinduar Çavi Simons. Ylli i përfaqësueses së Holandës, sot është zyrtarizuar përfundimisht si pjesë e klubit gjerman, pas një periudhe të gjatë bisedimesh me PSG-në që zotëronte kartonin e tij.

cavi simons

Mesfushori ofensiv, i dalë nga akademia e Barcelonës por i transferuar që në moshë të vogël te PSG, nuk gjeti kurrë hapësira të parisienët dhe pas shpërthimit te PSV, prej dy vitesh ishte i huazuar te klubi gjerman, duke treguar sa vlen. Kjo shtyu Lajpcigun që të bënte një investim të rëndësishëm, duke paguar 50 milionë euro në arkat e PSG-së për të siguruar firmën e tij, me 30 milionë euro të tjera në formë bonusesh që mund të paguhen në të ardhmen në varësi të objektivave të caktuar .

Simons ndërkohë ka firmosur deri në vitin 2027 me klubin gjerman, me të drejtën e rinovimit të marrëveshjes mes palëve. Futbollisti 21-vjeçar është kthyer që tani në një nga emrat më të rëndësishëm të përfaqësueses së Holandës, me të cilën ka luajtur 24 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"