“Më pëlqeu mënyra si luajtëm sot, e kthejmë”, Fagu pas humbjes me Kukësin: Po pësojmë gola shumë të thjeshtë
Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu, mendon se përtej gabimeve të dy golave të pësuar ndaj Kukësit në ndeshjen e Kupës, ekipi i tij luajti mirë. Ai theksoi pas sfidës së sotme se beson që skuadra ka forcë të përmbysë gjithçka në ndeshjen e kthimit.
“Sigurisht e kishim vlerësuar se është trofe për t’u fituar, i dyti nga rëndësia në vend.
Ajo që nuk shkoi, përveç dy momenteve të golit që nuk ishim të kujdesshëm, mendoj se gjatë gjithë kohës kishim lojën në kontroll, por nuk ishim të qartë në momentet e fundit në konkludimin e aksioneve.
Vuajtëm se edhe trysnia e rezultatit të fut në presion sidomos në treçerekun e fushës. Por sixç e thashë, më pëlqeu mënyra se si luajtëm sot, më vjen keq që pësojmë gola shumë të thjeshtë. Ky është meraku i vetëm. Por gjithsesi kemi ndeshje kthimi që do bëjmë gjithçka për ta fituar.
A mund ta kthejmë? Sigurisht që po, që e mendoj të mundshme. Nëse vazhdojmë të luajmë sixç luajtëm sot, duke minimizuar gabimet, çdo gjë është e mundur
Ne do punojmë padyshim për të rritur moralin nga ana psikologjike se dihet që kampionati është i rëndësishëm. Kemi ndeshje direkte me një kundërshtar para nesh. Kemi lojtarë me eksperiencë, të përqendrohemi që të kalojmë ndeshjen me Skënderbeun”, tha Fagu për “MCN” pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"