Më shumë se dy dekada në shërbim të Kombëtares, tre vite nga ndarja nga jeta e fizioterapistit Ylli Mihali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2024 | 12:44

Më shumë se dy dekada në shërbim të Kombëtares, tre vite nga ndarja nga jeta e fizioterapistit Ylli Mihali

Futbolli shqiptar humbi tre vite më parë në mënyrë tragjike një nga kontribuuesit e ”heshtur” të tij, fizioterapistin e njohur Ylli Mihali, i cili  u nda nga jeta pas infektimit me COVID-19 në shtatorin e vitit 2021.

ylli mihali

Mihali kishte qenë për më shumë se dy dekada në stafin e Kombëtares shqiptare dhe ishte një nga personat më të afërt me futbollistët kuqezi të disa brezave. Infektimi i tij në mënyrë të papritur dhe përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore që solli edhe ndarjen nga jeta, ishte një nga lajmet që tronditi ambientin kuqezi, por edhe gjithë opinionin sportiv në Shqipëri ku Mihali ishte një nga emrat më të njohur.

Edhe isjh-portieri i Kombëtares kuqezi, Isli Hidi, i ka kushtuar një postimi sot të ndjerit Mihali, duke kujtuar pikërisht ndarjen tragjike të një prej njerëzve më të afërt të tij në grupin kuqezi.

sddsfddsfsdfsf

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"