Postuar: Mars 31, 2023 | 18:28
Më të lumtur se kurrë në krahët e njëri-tjetrit, Uanda Nara dhe Mauro Ikardi ndajnë fotot e fundit nga Stambolli
Uanda Nara dhe Mauro Ikardi kanë arritur të rigjejnë qetësinë në çift, pas furtunës që kaluan për muaj të tërë.
Këtë e konfirmojnë edhe fotot e fundit që çifti ka shpërndarë nga Stambolli, aty ku jetojnë që prej kohës kur sulmuesi u bashkua me Gallatasarain.
“Telenovela ime turke e preferuar”, shkruan Uanda në foton e shpërndarë me Ikardin.
Më pas edhe ish-futbollisti i Interit ka publikuar dy foto me bashkëshorten e tij.
Të dy janë shfaqur shumë të lumtur me njëri-tjetrin, teksa vetë Uanda ka deklaruar pak ditë më parë se kanë sqaruar gjithçka dhe vijojnë të duhen njësoj si në fillim.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"