“Me zor prisni të pengohemi”, me kë e kishte Simone Inzagi?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2024 | 21:45

“Me zor prisni të pengohemi”, me kë e kishte Simone Inzagi?

Si gjithmonë, ashtu siç ndodh pas ndeshjeve. Simone Inzagi fillimisht buzëqesh, vlerëson dhe analizon duke iu bërë komplimente lojtarëve të tij të jashtëzakonshëm. Por dje, pas ndeshjes gjeti edhe hapësirën për të lëshuar disa thumba, madje të rënda.

inzagi

“Pas derbit të humbur, shumë njerëz me zor po prisnim momentin që të pengohemi dhe të rrëzohemi dhe ndaj Leverkusenit ndodhi. U tha shumë, por ashtu si trajneri i tyre, lojtarët e mi dëgjojnë pak dhe punojnë shumë”. Pas fitores 0-6 që likuidoi ish-ekipin e tij, Inzagi u çlirua. Pas humbjes zhgënjyese në “BayArena” në minutat e fundit, trajneri u përgjigj kritikave të shumta të ditëve të fundit. Por saktësisht për kë e kishte?

KRITIKAT- Gjithçka ka nisur pas provës në Leverkusen, ku Interi i linjave të dyta (dhe kjo duhet theksuar) u shfaq shumë ndryshe nga skuadra kanibalë në Serinë A që dominon shumicën e rivalëve. Shuma pak ide, shumë pak sulme dhe pak lojë. Bëri zero goditje në portën kundërshtare. Një fakt i pamohueshëm. Diçka që skuadrës së Inzagit nuk i ndodhte prej 3 vitesh. Në dy fjalë: Mbrëmje e mallkuar.

Por deri aty, rruga e zikaltërve ka qenë perfekte në Champions dhe thuajse e tillë edhe në Serinë A, me ekipin që vjen nga 11 fitore dhe 1 barazim. Dhe për këtë arsye kritikat që erdhën pas humbjes e kanë bezdisur shumë trajnerin Inzagi. U tha shumë që Interi ndoshta kishte shkuar në Gjermani për të marrë një 0-0, interpretim që tërboi trajnerin Inzagi.

Gjithashtu ai u kritikua për formacionin. Kishte tri muaj që Interi nuk humbte një ndeshje. Por trajneri aktivizoi disa lojtarë që nuk kishin luajtur aq shumë. Ja ku erdhi përgjigjja 6-0 ndaj Lacios që i ka dhënë të drejtë Inzagit. Por sigurisht që trajneri e kishte me disa që kanë bërë analiza në televizor.

KONTE DHE CO- “Interi ka më shumë se dy skuadra. Marota mund të thotë çfarë të dojë, por besoj që nuk do të jetë i lumtur në rast se nuk e fiton titullin”, ka thënë Konte. “Interi ka ekipin më të fortë të kampionatit”, thonë të tjerë. Provokime, sulme dhe thumba. Nga Napoli kanë ardhur shumë të tjera, të cilave Inzagi nuk iu është përgjigjur kurrë. Por duket se fjalët e tij kanë qenë edhe ndaj Kontes.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"