Postuar: Shtator 26, 2024 | 16:44
Media italiane i bën jehonë 18-vjeçarit shqiptar: Një Maldini debutoi me Arsenalin
Maldini Kacurri debutoi mbrëmjen e djeshme me Arsenal, që fitoi 5-1 përballë Bolton. Sigurisht që një emër i tillë nuk mund t’i shpëtonte mediave italiane.
“Arsenal, debutim për Maldinin… Kacurri: I linduri shqiptar në vitin 2005 që ka emrin e tij falë Paolos”, shkruhet në titullin e “Tuttomercato”. Më pas shkrimi vazhdon me: “Mbrëmjen e djeshme një Maldini debutoi me Arsenalin”.
Kujtojmë se Kacurri debutoi si zëvendësues në ndeshjen e Kupës Karabao. Mbrojtësi mori vendin e Kalafjorit në minutën e 70-të, teksa ra në sy për saktësinë e tij.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"