Meguajër i fyer dhe tallur në Skoci, nëna e tij shpërthen ndaj tifozëve: Është e papranueshme, duhet të ndaloni
Mbrojtësi i Anglisë, Herri Meguajër u bë objekt i ofendimeve dhe talljeve gjatë ndeshjes miqësore me Skocinë. Të shumtë kanë qenë ata që i kanë dalë në mbrojtje, teksa së fundmi ka reaguar edhe nëna e tij, Zoi Meguajër.
“Si nënë, të shoh sasinë e komenteve dhe ofendimeve negative që djali im merr nga disa fansa dhe komentues është krejtësisht e papranueshme. Është e njëjta gjë për çdo lloj njeriu dhe është e njëjta gjë për këdo që punon duke përfaqësuar një klub dhe një vend. Kjo nuk është e pranueshme. Unë e kuptoj që në botën e futbollit ka ulje dhe ngritje, kohë të mira dhe të këqija, por ajo që po ndodh me Herrin shkon përtej futbollit. Për mua nuk është e drejtë të shoh se çfarë po kalon. Do të urreja të shikoja prindërit ose lojtarët që përballen me këtë problem në të ardhmen, veçanërisht djemtë dhe vajzat. Herri ka një zemër të madhe dhe unë jam e lumtur që ai mbetet i fortë dhe mund ta përballojë këtë, por nuk do t’ia uroja askujt këtë abuzim”, shkruan në rrjetet sociale mamaja e Meguajërit.PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"