Menaxheri: Ja pse Niko Uilliams nuk shkoi te Barça

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2024 | 16:40

Menaxheri: Ja pse Niko Uilliams nuk shkoi te Barça

Niko Uilliams ka rrëmbyer titujt kryesorë këtë verë gjatë “Euro 2024”- ës me Spanjën, por edhe për përfshirjen e emrit të tij në merkato me disa klube në Premier dhe mbi të gjithë Barcelonën të interesuar për të.

uilliams

Duke u thelluar në temën e Niko Uilliams, agjenti i tij Tainta ishte i qartë. “Djali ka vendosur të vazhdojë, donte të vazhdonte edhe një vit dhe të punonte. Ai ka vendosur të dëshirojë të vazhdojë dhe nuk ka pasur efekt domino”, thotë ai, duke vërtetuar fjalët e vetë sulmuesit vetëm një javë më parë në sallën e shtypit të “San Mamés” pas ndeshjes kundër Atletikos së Madridit, në “SER”.

Megjithatë, agjenti i lojtarit nuk ka dashur të japë ndonjë informacion më shumë për vitin 2025.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"