Mendohej se do largohej, Deko: Presim zhvillime në merkaton e dimrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2024 | 20:38

Mendohej se do largohej, Deko: Presim zhvillime në merkaton e dimrit

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deko ka dhënë një intervistë për “Barça One”, duke e cilësuar të suksesshme merkaton e klubit në verë. Barcelona arriti të nënshkruante vetëm me dy lojtarë, Dani Olmo dhe Pau Viktor, por Deko ka dashur të shmangë polemikat, duke e quajtur sukses.

deko laporta

Ndërkaq, për gazetën “AS” drejtori i Barcelonës, u pyet për perspektivën e Barçës përballë merkatos së dimrit. “Do të shohim” tha Deko, duke shtyrë çdo vendim në lidhje me këtë për datat e mëvonshme.

“Më vonë, në kohën e duhur, do të analizohet dhe do të shohim se si është situata”, tha ai. Në linjën e argumentit të shprehur prej tij, Deko nënvizoi kënaqësinë e tij që ka mbajtur një pjesë të mirë të talentit vendas.

“Historia e Barçës është bërë me këtë përzierje të lojtarëve nga La Masia, dhe të tjerëve. Ky është ekuilibri që duhet kërkuar”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"