Mënjanohet edhe Sembene, “çmontohet” dyshja e hekurt/ Ja situata te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2024 | 0:03

Mënjanohet edhe Sembene, “çmontohet” dyshja e hekurt/ Ja situata te Partizani

Mbrojtja e Partizanit në këtë sezon është më e mira në Kategorinë Superiore. “Demat” kanë pësuar 15 gola, më pak se kushdo tjetër në këto 19 javë të luajtura. Pavarësisht se gjërat kanë shkuar mirë, në këtë repart nuk kanë munguar ndryshimet nga ana e stafit.

SEMBENE

Në qendër të kuqtë arritën të ndërtojnë një dyshe të fortë të përbërë nga Sembene dhe Preka. Para pak javësh trajneri Veselinoviç shprehej se kjo “duo” janë më të mirët në Superiore, por kjo nuk e ka penguar që në javën e fundit të ulë në stol Sembene dhe të aktivizojë Domgjonin, që gjithsesi nuk ka bërë keq.

Por fakti është që Sembene kishte fituar shumë besim dhe ishte shndërruar në një lider të repartit. Kjo nuk i jep shumë sens këtyre lëvizjeve të njëpasnjëshme, që nuk ndihmojnë shumë në krijimin e balancave.

Përveç qendrës, edhe në krahë janë bërë lëvizje herë pas here, ku janë aktivizuar lojtarë si Janjeva, Buxhelaj apo edhe Domgjoni dhe janë mënjanuar emra si Osmanllari dhe Bytyçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"