“Meritonim barazimin me Besën”, Buci: Korabi, gati për shpërthimin në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2024 | 17:40

“Meritonim barazimin me Besën”, Buci: Korabi, gati për shpërthimin në derbi

Korabi nuk arriti ta shmangë humbjen në Kavajë, kjo më shumë për meritë të Mazrekajt që shënoi një eurogol. Mesfushori i Korabit, Bradly Buci, për “Panorama Sport” flet rreth ndeshjes në Kavajë, situatës së dibranëve dhe për ndeshjen e radhës me Burrelin.

BUCI KORABI

“Barazimi do ishte rezultat më i drejtë ndaj Besës, por fati nuk ishte me ne në këtë ndeshje. Gjatë gjithë javës ishim përgatitur për atë mënyrë loje që bëmë, duke qenë të kujdesshëm në fazën mbrojtëse. Pra, kishim hyrë me mendimin që të mos pësonim gol dhe t’i godisnim me kundërsulm. Ndeshja po shkonte drejt barazimit që do ishte rezultat i drejtë, por fati nuk na deshi dhe në minutat e fundit pësuam atë gol nga këndorja. Në përgjithësi zhvilluam një ndeshje të mirë.

Derbi me Burrelin?  Atmosfera në ekip është shumë e mirë edhe pse u mundëm me Besën. Jemi në harmoni më njëri-tjetrin dhe shpresojmë që ndeshjen e radhës ndaj Burrelit kam besim se do bëjmë kthesën e madhe. Trepikëshi në këtë takim na çliron nga ana emocionale. Personalisht jam i kënaqur me trajnerin Canaj dhe ndeshje pas ndeshje po rritemi”, u shpreh Buci.

SHKËLQIM HASANI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"