Merkato e dimrit, Juvja “peshkon” te Barça për mbrojtjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2024 | 20:01

Merkato e dimrit, Juvja “peshkon” te Barça për mbrojtjen

Të preferuarit e Xhuntolit për mbrojtjen në merkaton e janarit, tani i njohim shumë mirë. Bëhet fjalë për Hankon dhe Antonio Silvën për të cilët tashmë kanë nisur edhe negociatat. Por dy marrëveshjet nuk duken të jenë shumë të lehta.

wdwdwdwwdw

Nga njëra anë Fejnord që është një dyqan shumë i shtrenjtë, nga ana tjetër dëshira e Benfikës, të paktën tani për tani, që nuk do të privohet nga qendërmbrojtësi në mesin e sezonit.. Pozicione legjitime në një merkato që do të ketë edhe kthesa.

Pra, këtu mund të ketë disa mundësi interesante. Xhuntoli, sipas asaj që zbulon Alfredo Pedula, i ka sytë edhe nga Barceloa ku Arauho dhe Kristensen mund të lihen të lirë me kushte të favorshme. I pari sapo është kthyer nga një dëmtim në kofshë, ndërsa i dyti paraqet problem për katalanasit.

I përjashtuar nga listat në gusht pas një problemi fizik për t’i lënë vend Dani Olmos, danezi rrezikon t’i kalojë muajt e ardhshëm i vetëm në shtëpi. Megjithatë, për dy katalanasit, ekziston edhe mundësia që të afrohen në formë huazimi. Emrat e tjerë nuk mungojnë dhe në sfond qëndron gjithmonë Fikajo Tomori i Milanit. Ky i fundit e ka humbur pozicionin e titullarit dhe Milani është i gatshëm ta lejë të lirë nëse dikush paguan të paktën 25 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"