Merkato “e nxehtë” në Gjirokastër, afrimi i radhës te Luftëtari vjen nga Vlora

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2024 | 14:05

Merkato “e nxehtë” në Gjirokastër, afrimi i radhës te Luftëtari vjen nga Vlora

Reinaldo Mukoj është afrimi i radhës i Luftëtarit. Lojtari anësor që mund të përshtatet në të dyja krahët e mbrojtjes dhe sulmit është afirmuar te Flamurtari, ku u aktivizua për tri vite dhe provoi të gjitha kategoritë:mukoj luftetari

Superioren, të Parën dhe të Dytën. Në kampionatin e fundit 22-vjeçari vlonjat ka qenë pjesë e Labërisë në Kategorinë e Dytë. Trajneri Besmir Shabani e njeh mirë Mukojn dhe tashmë afrimi i tij fuqizon edhe më shumë Luftëtarin.

Më parë gjirokastritët kanë firmosur me Behar Ramadanin, Erjon Vucajn, Kadri Birjen, Gersi Diamantin dhe Elidon Dulajn. Bluzinjtë duan të rikthehen patjetër në të Parën dhe merkatoja e deritanishme e konfirmon këtë, pasi janë afruar lojtarë që kanë fituar trofe edhe në Superiore.

GEZIM BEQIRI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"