Merkato “për numër”! Aktivizim thuajse zero, katër “të zhdukur” te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2024 | 22:04

Merkato “për numër”! Aktivizim thuajse zero, katër “të zhdukur” te Partizani

Javët kalojnë, por gjysma e afrimeve të Partizanit vijojnë të jenë thjesht “stoli” në pankinë ose tribunë. Bëhet fjalë për katër futbollistë: Anteo Osmanllarin, Rodrigo Piloton, Josef Mintongon dhe Mateo Shanajn.

PILOTO (1)

Ky i fundit dhe Piloto janë aktivizuar si zëvendësues nga një ndeshje. Mesfushori ka luajtur vetëm 4 apo 5 minuta, ndërsa Piloto 20 minuta në javët e para nën drejtimin e Abilaliajt. Osmanllari dhe Mintongo nuk e kanë provuar akoma shijen e debutimit në ndeshje zyrtare me fanellën e Partizanit.

Nuk dihen arsyet përse stafi ka vendosur për këto zgjedhje, por këtyre afrimeve mund t’i përcaktosh dy epitete. I pari si lojtarë që nuk po u jepet një shans dhe i dyti si dështime të merkatos. Zakonisht kur afron një futbollist, ia jep mundësinë që të tregojë nëse vlen apo jo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"