Merkatoja në vendnumëro, Partizani ka kohën kundër për të mbushur “gropat”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2024 | 9:20

Merkatoja në vendnumëro, Partizani ka kohën kundër për të mbushur “gropat”

“Merkatoja e Partizanit nuk është mbyllur, jemi në bisedime me dy lojtarë”, u shpreh drejtori sportiv Arbër Abilaliaj para pak ditësh në lidhje me situatën sa i përket afrimeve.

ABILALIAJ

Merkatoja zyrtarisht është mbyllur, por siç dihet, edhe pas përfundimit të saj klubet kanë të drejtën të afrojnë lojtarë pa kontratë. Partizanit i duhet të përmirësohet veçanërisht në mesfushë, ku u largua Maget, por deri më tani kjo nuk ka ndodhur.

Gazeta ka mësuar prej ditësh se klubi i kuq ka qenë në bisedime me dy lojtarë të huaj, por deri më tani Partizani nuk ka zyrtarizuar asnjë afrim. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim, por duhet thënë se sa më shumë kalon koha, aq më e vështirë bëhet për të gjetur lojtarë cilësorë, që janë të gatshëm ta ndihmojnë ekipin në mënyrë të menjëhershme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"