Merr fund pritja te Burreli, trajneri i ri merr me vete edhe dy futbollistë të Tiranës
Situata në kampin matjan, në dukje është e qetë, por situata është krejt ndryshe. Sipas trajnerit të ri të matjanëve, Ditmar Bici, mësojmë se drejtuesit janë në bisedime me dy futbollistë të ekipit të Tiranës. “Jemi në fazën e bisedimeve me dy futbollistë të Tiranës.
Ata do të vijnë në Burrel në formën e huazimit. Presim konfirmimin e drejtuesve të Tiranës, që ata të bëhen pjesë e skuadrës sonë”, ka thënë Ditmar Bici në cilësinë e trajnerit të Burrelit. Në vijim ai shton, se futbollistët që mendohen të jenë pjesë e skuadrës matjane për edicionin e ri futbollistik, janë një sulmues dhe një mesfushorë qendre. “Nuk mund të flas me emra konkret, por futbollistët që mendohen të jenë pjesë e Burrelit, janë një sulmues dhe një mesfushor qendre”, shprehet mes të tjerash lezhjani Bici.
Ndërkohë mësohet dhe dita e prezantimit si trajner i ri i ekipit të Ditmar Bicit. Sipas sekretarit të klubit matjan, Marjan Lleshaj, prezantimi i trajnerit të ri do të bëhet këtë fundjavë. Ka të ngjarë që në prezantimin e trajnerit, të jenë të pranishëm dhe funksionarë të lartë të Bashkisë Mat.
NDERIM GOCI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"