Mes futbollit dhe politikës, kush është ish-lojtari i Mançester Sitit që do të jetë president i Gjeorgjisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2024 | 21:16

Mes futbollit dhe politikës, kush është ish-lojtari i Mançester Sitit që do të jetë president i Gjeorgjisë

Futbollistët dhe politika, një kombinim që po fiton terren në dekadat e fundit. Kemi shumë shembuj si ai i Kaldze dhe Ueah në radhë të parë, por edhe Damiano Tomazi në Itali. Tani është radha e Kavelashvilit, jo shumë i njohur për shumicën, por që ishte sulmues i Mançester Sitit në fund të viteve ’90.

auto_IMG_69841732723393

Mësohet se Mikheil Kavelashvili është kandidati i propozuar për rolin e presidentit nga Partia Ëndrra Gjeorgjiane, e cila fitoi zgjedhjet parlamentare me 54% të votave.

Partia në fjalë, e cila njihet për lidhjet e forta me Rusinë, zbuloi ditën e sotme emrin e presidentit të ardhshëm të vendit. Zyrtarizimi do të jetë më 14 dhjetor kur emri i ish-lojtarit do të propozohet në Parlament për tu votuar në postin në fjalë.

48c01324631544b6b890cb431f31e4b9

Kavelashvili, sot 53-vjeç, ka qenë për dy sezone pjesë e Sitit, 1995-1997. Në të kaluarën ai paraqiti edhe kandidaturën e tij si President i Federatës së Futbollit Gjeorgjian, por u refuzua pasi nuk kishte diplomë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"