Mesdhetari i veteranëve në Durrës, Shqipëria e përfundon me 6 medalje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2024 | 8:52

Mesdhetari i veteranëve në Durrës, Shqipëria e përfundon me 6 medalje

Me shtangën kuqezi që pas më shumë sesa dy dekadash e shikon veten për herë të parë jashtë Lojërave Olimpike me normë, Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka hedhur sytë nga mosha e tretë, teksa ka organizuar në Durrës Kampionatin Mesdhetarë për veteranë.

veteranet peshengritje

Një aktivitet që për tri ditë me radhë ka parë të konkurrojnë ish-kampionë të këtij sporti, tashmë në kategoritë e moshave nga 35 deri në 70 vjeç që vinin nga shtete të ndryshme. Ky ishte edhe eventi i parë Mesdhetar për veteranët, ndërsa Shqipëria arriti të lërë gjurmë, duke rrëmbyer gjashtë medalje. Katër medalje ishin të arta dhe erdhën nga Besnik Psatha, Arjola Beqo, Kozma Qeraxhiu dhe Kevin Cico.

Klaudio Çela fitoi medalje argjendi dhe Florenc Çela meritoi të bronztën. Aktiviteti u organizua në mënyrë mjaft të mirë nga FSHP-ja, që tashmë do të presë edhe Kampionatit Europian për të rritur, Europianin e Veteranëve, Botërorin U-17 vjeç gjithashtu edhe Botërorin U-20 dhe U-23. Kështu presidenti i FSHP-së, Elez Gjoza, duke se e ka gjetur mjaft mirë gjuhën e përbashkët me ndërkombëtarët, duke sjellë në vendin tonë eventet të rëndësishme të këtij sporti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"